Lajme

Albin Kurti nga Prizreni bënë thirrje që të votohet partia rome LPRK

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 11 February 2021

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vazhduar fushatën elektorale në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim ku ishte së bashku me u.d e presidentit, Vjosa Osmani, i pari i VV’së, ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë partinë rome LPRK.

Madje ai shtoi se këtë parti e sheh edhe si bashkëpuntore në qeveri.

-Advertisement-

“Nuk është edhe njëparë zgjedhje por është referendum. Unë jam bashkë me zonjën presidente jemi 110 kandidatë në listë e keni edhe Erxhanin me të cilën ne sot erdhëm këtu bashkë me të cilën ne duam të bashkëpunojmë në të ardhmen. Besojmë se do të kemi përfaqësim të mirë në Kuvend edhe të Romëve edhe të pakicave të tjera. Gjithashtu do të bashkëpunojmë me qeverinë meqenëse do të jemi bashkë me juve dhe kurr të ndarë nga ju sepse vetëm atëherë qeverisja bëhet shërbim e jo sundim si ka qenë deri tash”, ka thënë Kurti.

Këtë përkrahje të kreut të Vetëvendosjes e kanë mirëpritur partia LPRK.

Erxhan Galushi, kryetar i kësaj partie ka thënë se Kurti dhe Osmani i kanë ofruar mbështetje të madhe.

“Për dy javë kemi arritur një përkrahje të madhe nga qytetarët tanë, dhe jo vetëm. LPRK – arriti që edhe nga dy liderët politikë, U.P. së Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Sepse, ata dëshirojnë udhëheqës që mund të bashkëpunojnë për t’mirën e vendit”, ka shkruar Galushi.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën me 14 shkurt./Gazeta Infokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy