Sport

Ismet Munishi zgjedhë tre futbollistët më të mirë kosovar të të gjitha kohërave

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 08 February 2021

Trajneri dhe analisti i mirënjohur, Ismet Munishi, është i ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ku po diskuton shumë gjera rreth futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në një moment tekniku prishtinas është pyetur se kush janë tre futbollistët më të mirë kosovar të të gjitha kohërave.

Ai ka deklaruar se më i mirë i të gjitha kohërave është Fadil Vokrri, ndërsa Granit Xhakën e ka renditur të dytin, kurse Xherdan Shaqirin të tretin.

-Advertisement-

“Më i miri i të gjitha kohërave është Fadil Vokrri, i dyti është Granit Xhaka, sepse na ka bërë të gjithëve krenar me golin e famshëm që e ka shënuar në Rusi kundër Serbisë, dhe Xherdan Shaqiri me golin e dytë. Kurrë vetën ma shumë krenar nuk e kam ndierë në futboll. Aty e kam parë që karma ekziston, aty e kam parë që familjet e tyre janë përndjekë prej regjimit serb, edhe u kthy bumerang ai talent që ata e kanë zhvillu jashtë Kosovës”, ka thënë Munishi.

Ismet Munishi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, ndërsa së fundmi ka filluar punën si analist në televizionin e ri ATV./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera