Zbuloni që përfitimet në shëndet pasi konsumoni arra
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 08 February 2021
Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje. Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina. Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.
Një studim i fundit, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë. Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira. Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës.
Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.
Shëndeti Mendor, Antioksidantët Dhe Arrat
Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor. Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin. Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme.
Nga të dhënat autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë. Sipas tyre, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E. Njerëzit i shmangin arrat me idenë se ato përmbajnë yndyrna. Por këto yndyrna janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjakut.
Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale. Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë. Duke konsumuar tetë arra çdo ditë me stomak bosh, pra para ngrënies, njeriu do të përfitojë proteinë dhe minerale të nevojshme. Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...