Ish-konkurrenti hedh të tjera akuza për Përputhen: Ja për çka i detyruan Anën dhe Shqipen
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 02 February 2021
Erjon Geca, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ka qenë ndër të paktët që ka mbështetur teorinë se Tean dhe Andin i ka detyruar produksioni të dalin bashkë si çift nga “Për’puthen”.
Ai ka deklaruar se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.
Gjithashtu ai ka rrëfyer se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se sipas Erjonit, stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin.
Sot ai publikoi dhe një bisedë me opinonistin Arjan Konomi, i cili i kishte treguar se i kanë prerë të gjitha fjalët në emision.
Së fundmi Erjoni i ka dalë kundër edhe Ana Lleshit, ish-konkurrentes së ‘Për’puthen”. Kjo e fundit deklaroi gjatë ditës së sotme se Tea dhe Andi kanë dashur vetë që të ndjekin këtë lojë të pistë dhe se produksioni nuk ka detyruar askënd për asgjë. Mirëpo Erjoni është shprehur në një postim në Instagram se ka qenë pikërisht produksioni i “Për’puthen” ai që ka detyruar Anën dhe Shqipen të largonin nga programi atë dhe Renaton muaj më parë.
Madje ai ka shtuar se vajzat i kanë mbushur sytë me lot kur kanë thënë emrat e tyre, por kjo pjesë është prerë dhe nuk është transmetuar në ekran.
“Trego te verteten TI qe moret udhezimin per te eleminuar @ic3d_hps dhe mua Edhe pse as ti dhe as @shqipehysenaj nuk donit madje jane prere skenat qe shqipja mbushet me lot dhe ti syte po ashtu per kte eleminim le ta nxjeri te plote daljen tone produksioni dhe kuptohet se eshte bere me detyrim pasi jane kthyer xhirimet per te dyten here qe tu dali sic deshen ata ju nuk deshet kto eleminime por duhej bere pasi kerkoi produksioni kte gje ky quhet detyrim nrm ti do e mbrosh se te mbajten afer kur ishte nevoja dhe do e mbrosh ske faj ti”, shkruan Erjoni.
Të tjera
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...