Rozë

Si e ruajti pasionin gjatë karantinës? George Clooney zbulon çfarë i linte Amal poshtë jastëkut

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 02 February 2021

Aktori i njohur George Clooney rrëfeu se si arriti të ruante pasionin e tij për partneren Amal teksa të gjithë ishin të izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Ylli 50-vjeçar zbuloi se ai dhe gruaja e tij Amal ende po i shkruajnë letra njëri-tjetrit, edhe pse kanë 4 vite të martuar. “Edhe tani, unë i shkruaj letrat dhe i lë në zyrën e saj ose ajo më shkruan dhe i lë nën jastëk. Unë i dua letrat. Kam letra nga Paul Neëman, Ëalter Cronkite dhe Gregory Peck. Mund të ketë të bëjë me brezin që i përkas dhe mund të mos jetë e njëjta tani, por ajo që ka rëndësi për mua është se dikush ulet dhe shkruan letrën për mua”, tha Clooney në intervistën për AARP.

Clooney gjithashtu foli për fëmijët e tij, duke shpjeguar pse zgjodhi emrat klasikë (Ella dhe Alexander) për binjakët në vend të diçkaje më të sofistikuar.

-Advertisement-

“Unë nuk doja emra të çuditshëm për fëmijët tanë. Është e sigurt se ata do të kenë shumë probleme më vonë, nuk është e lehtë të jesh djali i një personi të famshëm dhe të suksesshëm. Unë kam avantazhin që do të jem shumë më i madh kur djali im do të ndjejë nevojën për të garuar me mua, unë do të jem plakur atëherë”, shtoi Clooney.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera