Shqiptari kapet me 100 mijë paund në Angli
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 27 January 2021
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 100 mijë paund. Mediat britanike raportojnë se Ajet Balesi, 29 vjeç, shtetas shqiptar që jeton në Ramsbottom, afër Bury, u arrestua në terminalin e Kent më 24 janar.
Ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte, nga hetuesit e NCA pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur prapa pultit të Mercedesit që po ngiste.
Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë fituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet pasi u përpoq të fshihte dhe transferonte paratë e krimit dhe u paraqit para Magjistraturave të Folkestonit dje (26 janar).
Ai u caktua në paraburgim deri në paraqitjen e tij të radhës në Canterbury Crown Court në 1 mars.
“Kjo ishte një shumë e konsiderueshme parash, për të cilën ne dyshojmë se janë të ardhura nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Marrja e fitimeve nga anëtarët e krimit të organizuar do të thotë se ata nuk mund t’i investojnë më ato para në krimin e mëtejshëm, dhunën dhe shfrytëzimin. Duke punuar me partnerë të zbatimit të ligjit si Forca Kufitare, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur këtë fluks parash të paligjshme”, tha komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit Martin Grace.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...