Lajme

Zemërim e dhunë në Holandë/ Nata e tretë e protestave kundër masave kufizuese

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 26 January 2021

Protestuesit kanë sfiduar ndalim qarkullimin sërish në Holandë duke u përleshur me policinë pas një fundjave zemërimi.

Më shumë se 150 persona u arrestuan në disa qytete. Në Rotterdam, policia përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës, pasi një urdhër i lëshuar nga kryebashkiaku nuk mundi të ndalonte demonstruesit.

Zemërimi nisi gjatë fundjavës ndërsa protestuesit kundërshtuan kufizimet e reja ndaj koronavirusit. Kryeministri Mark Rutte, ka dënuar atë që ai e quajti dhunë kriminale. Holanda ka rreth 1 milionë raste covidi të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 13500 viktima.

-Advertisement-

Kishte skena të mëtejshme të dhunshme në disa qytete në vend, mbrëmjen e të hënës. Policia e ndërhyrjes së shpejtë u përlesh me protestuesit në Amsterdam por edhe në Rotterdam, Amersfoort dhe Geleen. Policia në Rotterdam tha se një numër oficerësh ishin lënduar. Zjarre u ndezën në rrugët e Hagës, ku policia u përpoq të shpërndante bnjë grup protestuesish që në anën tjetër i qëlluan trupat e rendit me gurë dhe fshshka. Ka pasur po ashtu dhe raporte për vjedhje në një supermarket.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera