Një muaj ndaj të pandehurit L.T, për vrasje në tentativë
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 18 January 2021
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit L.T, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehuri L.T dhe S.T, kanë tentuar që të privojnë nga jeta një person.
Sipas gjykatës, më datë 14.08.2020, rreth orës 21:34, në Klinë, te parkingu i parkut të lojërave, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme dhe përleshjes fizike në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve, të pandehurit kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarit në atë mënyrë që, të pandehurit gjatë përleshjes nxjerrin thikat dhe godasin të dëmtuarit duke iu shkaktuar lëndime trupore të cilat në momentin e shkaktimit ishin të rrezikshme për jetën e pastaj ikin nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, të dëmtuarit dërgohen në spital me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë.
“Me këto veprime të pandehurit S.T dhe L.T dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.11 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Të pandehurit S.T i është caktuar masa e paraburgimit me datë 16.08.2020 ndërsa, i pandehuri L.T ka qenë i pakapshëm për organet e drejtësisë deri me datë 15.01.2021 kur është arrestuar dhe është sjellë para gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do procedohen të dy të pandehurit të cilët janë vëllezër, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se të njëjtit mund të koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre si dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë për ndryshimin e deklaratave të tyre, e me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë penale si dhe të ndikojnë te të dëmtuarit dhe dëshmitarët e tjerë të cilët ende nuk janë procedura, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe duke e marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën në të cilën është kryer dhe fakti i kryerjes së veprës penale në një vend ku në momentin e kryerjes kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, si dhe duke pas parasysh raportet e acaruara me të dëmtuarit, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo të kryej ndonjë vepër të natyrës së njëjtë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Të tjera
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...