Këto ishin 10 profesionet më të rrezikshme në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 11 January 2021
Çdo ditë njerëzit shkojnë në punë, shpesh duke vënë jetët e tyre në rrezik, për shkak të terreneve apo kushteve të tjera në të cilat punojnë. Rrezikshmëria e profesioneve matet me shkallën e fatalitetit. Së fundmi Zyra Amerikane e Statistikave të Punës ka llogaritur shkallën e vdekshmërisë së një pune, duke marrë numrin e vdekjeve për 100 mijë punëtorë në kohë të plotë, në një profesion. Kjo metodë siguron që çdo profesion të përfaqësohet në mënyrë korrekte, pavarësisht sa e madhe apo e vogël është industria. Këto janë 10 vendet e para të punës më të rrezikshme të vitit 2020, sipas këtyre statistikave.
DRU PRERËSIT
Nuk është shumë e papritur që profesioni me shkallën më të lartë të vdekshmërisë është ai I dru prerjes. Me një numër prej 97.6 lëndime fatale në vendin e punës prej 100 mijë punëtorëve që e bëjnë këtë punë, e bën këtë profesion njërin prej më të rrezikshmëve për vitin 2020. Shumica e lëndimeve vijnë nga kontakti me makina të rënda, vegla të rënda elektrike, apo duke u goditur nga ndonjë trung që bie. Edhe pse ekspertët e industrisë vazhdojnë të kërkojnë mënyra për t’i mbajtur këta punëtorë të sigurtë, ashtu si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit ky profesion mbetet ende si më i rrezikshmi.
PESHKATARËT DHE PUNËTORËT E TJERË TË PESHKIMIT
Mbase keni menduar se ata që punojnë në industrinë e peshkimit, kanë ditë të gjata relaksuese në ujë të kthjellët dhe ditë të bukura. Por, ky profesion është larg ditëve të relaksuara, sepse është renditur si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2020. Peshkatarët komercialë kanë një shkallë fataliteti në punë prej 77.4 vdekjesh në 100 mijë punëtorë. Shkaku i vdekjeve zakonisht mund t’i atribuohet mbytjes, kushteve të motit, përplasjeve dhe mbytjeve të anijeve, rënieve në kuvertat e rrëshqitshme, valëve të mëdha dhe të papritura që përplasen në kuvertë ose pajisjeve që nuk funksionojnë mirë.
PILOTËT E AEROPLANIT DHE INXHINIERËT E FLUTURIMIT
Edhe pse vozitja konsiderohet si më e rrezikshme se sa fluturimi, kur bëhet fjalë për shkallën e fatalitetit në punë, pilotët renditen më lart. Pilotët tregtarë, anëtarët e ekuipazhit dhe inxhinierët e fluturimit shpesh përballen me orare të parregullta të udhëtimeve, orare të gjumit të parregullta dhe fluturime të vazhdueshme. Mesatarisht, profesioni ka 58.9 lëndime fatale, kryesisht të shkaktuara nga përplasje të aeroplanit.
ÇATI PUNUESIT
Ky lloj profesioni hyn në listën e 10 profesioneve me vdekshmërinë më të lartë për vitin 2020, sepse këta profesionistë ngjiten shkallëve, shpesh të pjerrëta të çative, gjatë gjithë kohës. Ata duhet të qëndrojnë të vëmendshëm, sepse rrëzimet nga kulmet shkaktojnë një të tretën e vdekjeve të punëtorëve. Shkalla e fatalitetit për këtë profesion është 51.5, me më shumë se 100 viktima çdo vit. Siç dyshohet, shumica e tyre janë shkaktuar nga rëniet. Lëndimet dhe sëmundjet janë gjithashtu të zakonshme në mbulim për shkak të materialeve që ata përdorin dhe motit me të cilin përballen.
MBLEDHËSIT E MBETURINAVE DHE NDARËSIT E MATERIALEVE TË RECIKLUESHME
Punonjësit e këtij profesioni e vënë jetën e tyre në rrezik sa herë që pastrojnë kontejnerët. Shkalla e fatalitetit është 44.3 fatalitete në 100 mijë punëtorë, shumica e tyre janë të shkaktuara nga kamioni ose nga goditjet e ndonjë automjeti tjetër.
SHOFERËT E KAMIONËVE DHE AUTOMJETEVE TË TJERA
Ky profesion është i gjashti, sa i përket rrezikshmërisë në vendet e punës. Për shkak, të aksidenteve në trafik, shoferët e kamionëve dhe profesionistëve të tjerë të vozitjes së automjeteve përjetojnë një normë vdekjeprurëse prej 26 punëtorëve në 100 mijë të kësaj fushe.
BUJQIT, FERMERËT DHE EKSPERTËT E BUJQËSISË
Kjo kategori e punëtorëve vazhdon të përballet me rrezikshmëri të lartë në punë. Edhe pse në dekadat e fundit kanë ndodhur përparime të mëdha teknologjike, ata ende punojnë me pajisje shumë të rënda, e shpesh në kushte të papërshtatshme atmosferike. Ata gjithashtu, punojnë me një shumëllojshmëri të automjeteve të motorizuara, të tilla si traktorë dhe makineritë e lëndinës, të cilat janë fajtorët kryesorë në normën e punës 24.7 të fatalitetit për profesionin, duke e bërë atë të shtatën në listën e punëve më të rrezikshme të vitit 2020.
PUNËTORËT E ÇELIKUT, HEKURIT DHE METALEVE TË TJERA
Puna me trarë hekuri, çeliku dhe vinça gjatë gjithë ditës është padyshim shumë e rrezikshme. Edhe pse materialet me të cilat ata punojnë janë të rënda dhe shumë të mëdha, shumica e vdekjeve prej 23.6 vdekje në 100 mijë punëtorë, janë shkaktuar nga rrëshqitjet. Pavarësisht rreziqeve të dukshme në këtë industri, një parashikim tregon që deri në vitin 2028 numri i punëtorëve në këtë fushë do të rritet në 11 për qind.
MBIKQYRËSIT DHE PUNËTORËT E NDËRTIMIT
Është e dhënë interesante që mbikëqyrësit e ndërtimit janë të ekspozuar ndaj rrezikut më shumë se sa vetë punëtorët. Fataliteti është 21 vdekje për 100 mijë, ekuivalente me kohë të plotë. Faktori tjetër kryesor i rrezikut për këtë punë është goditja nga një objekt që bie ose lëkundet. Profesionistë shtesë në këtë kategori përfshijnë elektricistë, marangozë, operatorë të pajisjeve të ndërtimit dhe inspektorë të ndërtesave.
MIRËMBAJTËSIT E TOKËS, KOPSHTARËT
Në shikim të parë, nuk fitohet ndonjë përshtypje sikur ky profesion hyn në listën e profesioneve të vështira, mirëpo ata janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj substancave kimike, lartësive dhe mjeteve të prehta. Kjo u jep atyre një shkallë të vdekjes prej 20.2 vdekje. Në vitin 2018, industria raportoi 225 incidente fatale të lidhura me punën.
Të tjera
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...