Rozë

8 muajsh shtatzënë e pa asnjë strijë, Afërdita Dreshaj tregon sekretin

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 07 January 2021

Tani është në muajin e tetë të shtatzënisë, por Afërdita Dreshaj duket në super formë fizike.

Për shkak të kujdesit me ushqimet, por edhe nga stërvitja, bukuroshja shqiptare jo vetëm që nuk ka shtuar shumë në peshë, por nuk ka as strija në lëukrë.

Ndjekëset, që e kanë vënë re këtë detaj, i kanë kërkuar t’u tregojë “sekretin” se si mund të qëndrojnë në formë.

-Advertisement-

Afërdita realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit, dhe një nga pyetjet që iu bë ishte: “Si ka mundësi që nuk ke asnjë shenjë strijash?”.

Modelja ka treguar se kujdeset shumë për veten, duke u hidratuar si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

“Deri më tani nuk kam asnjë falë Zotit. Përpiqem të hidratohem si brenda dhe jashtë sa më shumë të mundem”, është përgjigjur Dreshaj.

Së fundmi, Afërdita po kalon disa ditë pushimi në Karaibe. Ajo ka udhëtuar drejt ishullit së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl dhe të motrën, Jehona Dreshaj.

Ajo ka publikuar gjatë kësaj kohe shumë foto e video me rroba banje, ndaj fansat duket se kanë analizuar me kujdes çdo detaj në trupin e saj.

Kjo është shtatzënia e parë për Afërditën dhe së shpejti, ajo dhe partneri i saj bëhen prindër të një djali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera