19-vjeçarja fillon kampanjë në ‘GoFundMe’ për të zvogëluar gjoksin
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 05 January 2021
Një 19 vjeçare që po vlerësohet si vajza me gjoksin më të madh natyral në Britani, po kërkon para për zvogëlimin e tyre.
Ajo e donte vrapimin në distancë të gjatë dhe të luante futboll kur ishte më e re, por iu desh t’i hiqte dorë nga ëndrrat për shkak të gjoksit të madh, transmeton Reporteri.
19 vjeçarja, Vicky Rog shton se pësoi dhunë nga bashkëmoshatarët për shkak të gjoksit të saj të madh.
“Në shkollë për vite më thirrën me emra poshtërues, gjë që më bënte të qaja gjithë kohën. Kur jeni shumë i ri dhe kur bashkëmoshatarët tuaj ju etiketojnë në këtë mënyrë, nuk mund të kënaqeni duke u rritur”, thotë Rog.
“Të gjithë gjithmonë thonë se janë një dhuratë por nuk janë aspak. Ato janë një mallkim”, shprehet tutje ajo.
Vicky thotë se gjoksi i saj është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe për këtë ka pasur probleme edhe në lidhjet e saj me meshkuj.
“Burrat rregullisht bëjnë komente kur jam jashtë dhe gjithmonë përfundoj me dikë që më kap në mënyrë të papërshtatshme”, shprehet ajo.
Vicky prej vitesh po përballet me një problem tjetër, i cili thotë se është i panjohur për shumë bashkëmoshatarë të saj.
“Sa herë që blej një rroba banje, duhet të marr pjesën e sipërme me shporta të mëdha. Unë nuk mund të shkoj në palestër, nuk mund të ushtroj, sepse pesha e gjoksit i bën të gjitha të vështira. Gjëja më e keqe është se mbrapa më dhemb gjithë kohën, nuk mund të mbaj sytjena për më shumë se disa orë në ditë, dhe gjatë verës kam vazhdimisht flluska nën gjoks, lëkura më çahet dhe gjakoset”, thotë ajo me trishtim.
Administratori në Bushey Herts, ka bërë një apel në faqen e internetit GoFundMe për të mbledhur 5,000 euro për t’ia mundësuar asaj operimin për zvogëlimin e gjoksit.
Të tjera
-
Osmani me dy vajzat e saja shkon për Krishtlindje në Bondsteel
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kampin Bondsteel ka qenë për...
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...