Lajme

Situata me Covid-19, Hoti viziton SHSKUK-në

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 24 December 2020

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se shefi i ekzekutivit do të vizitojë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në ora 11:00.

Në vizitën e tij ai do të shoqërohet nga ministri Armend Zemaj dhe UD drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi.

“Kryeministri Avdullah Hoti viziton menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së. Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë (QKUK), Prishtinë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572.

1 mijë e 284 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Të dhëna këto të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK, në raportin e fundit njoftoi se aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 721 raste aktive me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera