Sport

LAJMI I FUNDIT: Klubi i  Superligës nënshkruan me pesë futbollistë nga akademia

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 16 December 2020

Klubi i Gjilanit pasditen e së mërkurës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me pesë futbollistë nga akademia, shkruan Gazeta inFokus.

Art Ramadani sulmues krahu, Redon Ismaili mesfushor qendror, Fatlum Leka qendërsulmues, Omer Shemshiji  qendërmbrojtës dhe Ismet Hamdiu sulmues krahu, janë futbollistët të cilët sot në zyrat e Sport Club Gjilanit, në praninë e drejtorit ekzekutiv, Sevdail Robelli, nënshkruan kontratat e tyre të para profesionale, të vlefshme deri në vitin 2025.

Këta lojtarë tashmë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Bylbyl Sokoli, i cili javën e kaluar mori drejtimin e Gjilanit.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit gjilanas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera