Lajme

Itali, 499 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 10 December 2020

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 61.739, me 499 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 12.756 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.710.149.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 710.515, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.320. Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 997.895 persona, përfshirë 39.266 në 24 orët e fundit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera