I dashuri 28 vjet më i ri, i nënës së Neymar, sulmohet me thikë, dalin pamjet
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 07 December 2020
Nëna e yllit brazilian të futbollit Neymar, Nadine Goncalves, ishte me të dashurin e saj 28 vjet më të ri, modelin Tiago Ramos në resortet luksoze meksikane në Cancun, kur 24-vjeçari thuajse vdiq kur u qëllua më thikë në një restorant.
I dashuri ‘i paqëndrueshëm’ i nënës së famshme të futbollit, pretendon se u qëllua më thikë gjatë pushimeve në Cancun, ku çifti kishin shkuar që prej javës së shkuar.
Pas një ndarjeje të disa kohëve më parë, mediat braziliane thonë se Nadine Goncalves kishte vendosur t’i jepte “një shans të dytë” fotomodelit dhe lojtarit të video-game në internet Tiago Ramos, duke shkuar së bashku në resortin e pushimeve me pesë yje.
24-vjeçari është katër vjet më i ri sulmuesi i PSG, Neymar dhe 28 vjet më i ri se e dashura e tij Nadine, nënë e divorcuar e dy fëmijeve.
Në disa foto që ai kishte postuar në Instagram shfaqej duke i rrjedhur gjaku nga qafa, dhe publikonte detaje të sulmit.
Duke insisituar se sulmi ishte i qëllimshëm, ai shkruante: “Thuajse vdiqa për diçka që nuk kam bërë. Erdha në restorant dhe kërkova një pjatë për të ngrënë. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk bëra asgjë por ata nuk më lanë të qëndroja.
Duke pretenduar se një nga tre personat e goditi me thikë, ai shton: “Kjo nuk mbaron me kaq. Kam identifikuar personin që e bëri këtë dhe do të kthehem në Meksikë”.
Nadine u nda nga Tiago për herë të dytë në qershor, pas një incidenti ku ai kishte prerë krahun me një xham, për të cilin zëdhënësja tha se ishte një “aksident shtëpiak”.
Më vonë ajo postoi një foto me bikini pranë detit, që dukej se ishte bërë në Cancun.
Çifti kanë publikuar në rrjetet sociale vetëm një foto së bashku, ku duken të përqafuar në kopshtin e Nadine më 11 prill ku komentohej: “E pashpjegueshmja nuk shpjegohet, vetëm jetohet”.
Gazetarja braziliane Sonia Abrao shkruan se nëna e Neymar kishte shkuar në ndihmë të Tiago muajin e kaluar pasi ai kishte pësuar një krizë emocionale prej ndarjes.
Ai ka folur disa herë në postimet e tij për betejën me depresionin.
Problemet e tij mendore erdhën pas pranimit se modeli kishte pasur disa marrëdhënie intime me burra, duke përfshirë dhe atë me shefin personal të kuzhinës së Neymar.
Presioni nga familja e Nadine për lidhjet homoseksuale të modelit, besohet se ishte arsyeja e ndarjes së tyre.
Në maj 44-vjeçarja spanjolle Rita Cumplido, një nga disa gra më të vjetra me të cilat ai ka shkuar më parë, tha se Tiago e kishte sulmuar gjatë një konflikti pas konsumit të alkoolit.
Është raportuar gjithashtu se Tiago ishte në lidhje me një aktor brazilian të quajtur Carlinhos Maia dhe një biznesmen milioner të quajtur Eduardo Pereira i cili raportohet se e trajtonte si “princ”, duke e marrë në shtëpinë e tij gjigande dhe duke i lënë të përdorte flotën e makinave të tij sportive.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...