Rozë

Fotot/ Fustan me fytyrën e saj, Kim Kardashian pozon për koleksionin e ri

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 03 December 2020

Kim Kardashian ka publikuar koleksionin e ri të veshjeve duke pozuar me një fustan të dizajnuar me fytyrën e saj.

Fotografitë ndërkohë në rrjete sociale u publikuan dje (e mërkurë), ndërsa morën reagime nga më të ndryshmet.

40-vjeçarja, e cila është shumë aktive në rrjete sociale, duket në top formë në fustanin e koleksionit të saj të fundit “KKW Beaut”.

-Advertisement-

“Fakti argëtues … dhoma ime ishte e gjitha livando dhe ngjyra vjollcë ka qenë gjithmonë shumë e bukur dhe e pëlqyer për mua, prandaj doja që koleksioni im i ditëlindjes të kishte paletën më të bukur të purpurt”, ka shkruar ajo.

Linja u prezantua në ditëlindjen e Kim në kohën kur ajo lindi, më 21 tetor në 10:46 të mëngjesit. Për ditëlindjen e 40-të, Kardashian organizoi një festë madhështore me miqtë dhe familjen në një nga ishujt më të njohur në botë, por u kritikua për grumbullim të njerëzve në kohë pandemie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera