Mbetjet që u gjetën dje në Rashkë dyshohet se janë të shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 17 November 2020
Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.
Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka thënë se tash pas gjetjes së mbetjeve mortore sistemi i punës ndryshon krejtësisht, dhe kjo do të ngadalësojë procedurën për arritjen deri te identifikimi i personave.
“Ne kemi autorizuar dr.Musën dhe dr.Dritonin të cilët janë atje që së bashku me komisionin e palës serbe ta shohim se çfarë po na sugjerojnë, do të thotë sepse lënda kalon nga prokurori te gjykatësi sipas legjislaturës së Serbisë. Interesi jonë është që të punojmë menjëherë por duhet t’i shikojmë edhe disa rrethana tjera varësisht prej asaj se sa do të zgjasin punimet. Tash normalisht se gjithçka do të kalojë në sistem të ngadalshëm se pse makineria e rëndë largohet nga terreni dhe duhet të punohet me vegla dore, pra nëse ke punuar me makineri të rëndë një ditë me vegla dore shumëzoje here pesë apo shtatë ose më shumë sepse shkon më ngadalë për shkak të procedurave që kërkohet për t’u punuar në këto raste”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse gjatë ditës së djeshme kanë hasur në mbetje kockore.
“Para së gjithash po e shihni se në Kizhevak jemi që pesë vite kemi hasur në to, ndërron procedura, kjo procedurë e ngadalëson procesin tej mase. Pas mbledhjes së mbetjeve kockore, deri në momentin që ne sigurohemi që nuk ka asgjë më aty, pastaj të njëjtat duhet të punohen, me siguri bazuar në bashkëpunimin që kemi me palën serbe do t’i sjellin kontinierët dhe do të punojmë aty, të merren mostrat të dërgohen në Komitetin Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur dhe të pritet rezultati. Tek pas identifikimit atëherë na bëhet, do të thotë na lejohet transporti në Kosovë. Edhe njëherë duhet t’i qasemi punës këtu për ndonjë siguri dhe normal pastaj të lajmërohen familjarët për identifikimin e të afërmeve te tyre”, ka deklaruar Gërxhaliu për EkonomiaOnline.
Bashkëpunimi me autoritetet serbe nuk është i lehtë tha Gërxhaliu, mirëpo sipas tij nuk duhet fajësuar askënd për këtë pasi relievi ndryshon gjatë tërë kohës dhe kjo e vështirëson procedurën për çdo mjekë ligjor e organ të drejtësisë.
“Nuk është e lehtë, para së gjithash procesi është vështirësuar, por sa i përket rastit të Kizhevakut nuk mund të bëhemi në atë formën që vetëm ta akuzojmë dikë sepse rasti i Kizhevakut është diçka në veçanti, për shkak se për 20 vjet aty janë hedhur gurë, plehëra, mbeturina të minierës dhe thjeshtë është krijuar një shkëmb i tërë një mal i tërë prej gurëve, andaj pra është ndryshuar relievi, që duhet të jem korrekt në këtë aspekt për çdo mjekë ligjor dhe për çdo organ të drejtësisë është e vështirë në momentet kur ndryshon relievi i terrenit, por duke iu falënderuar imazheve të rrjeteve satelitore na sollën deri tek vendi i saktë”, ka thënë ai.
Gërxhaliu ka konfirmuar se vetëm janë duke pritur për lëshimin e urdhëresës së prokurorisë për fillimin e gërmimeve në një lokacion në Kosovë.
“Ne jemi në pritje edhe për një lokacion do të thotë edhe në Serbi edhe në Kosovë së shpejti do të fillojmë do të shohim do të thotë rrjedhën, presim urdhëresën prej prokurorisë dhe të fillojmë edhe në një lokacion në Kosovë që dyshojmë se mund të ketë diçka”, ka thënë Gërxhaliu.
Të tjera
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...