Rozë

Nëse partneri e tradhton pas martesës, këngëtarja e famshme kërkon dëmshpërblim prej 250 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 13 November 2020

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, duket se po sigurohet mirë që partneri i saj, Alex Rodriguez, mos ta tradhtojë pasi ata të martohen. Mediat e huaja rozë shkruajnë se 51-vjeçarja është duke e “detyruar” Alex që të nënshkruajë një kontratë paramartesore.

Kjo kontratë thuhet se përmban edhe një “klauzolë tradhtie” në mënyrë të parandalojë Alex që të kryejë marrëdhënie seksuale më femra të tjera gjatë martesës. Madje “Woman’s Day” pretendon se çifti kanë shtyrë përgatitjet e dasmës pasi fillimisht duan që të përfundojnë marrëveshjen paramartesore.

Gjithashtu thuhet se ky proces ligjor e ka acaruar paksa marrëdhënien e çiftit të famshëm. Revista e njohur shkruan se tensioni midis të dyve ishte shumë i dukshëm kur ata u panë duke u larguar nga një ndërtesë në Los Anxhelos.

-Advertisement-

“Jen është e gatshme të ndahet nga Alex nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen,”– tha një burim për revistën. Ky i fundit ka shtuar se ka qenë Lopez ajo që ka dashur këtë marrëveshje paramartesore, ku kërkon një dëmshpërblim prej 250 milion dollarësh në rast se Alex e tradhton kur të martohen.

Por nga ana tjetër, burime për “Gossip Cop”, ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se është një tjetër lajm i pavërtetë për çifti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera