I mituri palestinez dërgohet në Qendrën e Azilit në Magure, drejtori thotë se nuk ka shenja dhune
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 28 October 2020
Drejtori i Qendrës për Azil në Magure, Fitim Zariqi e ka mohuar se një i mitur 16-vjeçar i ardhur nga Pelestina është në gjendje të rëndë.
Këto pretendime i bëri të martën avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, sipas të cilit fëmija palestinez ishte rrahur një stacionin policor në Kosovë.
Por, Fitim Zariqi për Gazetën Objektiv tha se të miturin e kanë pranuar dje në Qendrën për Azil, dhe se të njëjtit nuk i janë vërejtur shenja të dhunës.
Ai thotë se palestinezi bashkë me një djalë të moshës madhore, ishte gjetur duke fjetur nga policia e Kosovës në një shtëpi të pabanuar.
“Ky është i shoqëruar me një shok të vetin, ai është i moshës madhore rreth 19 vjeçar, por që ne duhet ta verifikojmë atë. Të dytë tanimë janë Qendër. Si e kemi parë ne gjendjen e tij, ai nuk ka treguar që ka shenja të dhunës që janë të freskëta”, u shpreh Zariqi.
Drejtori i Qendrës së Azilit se shenjat në këmbë të cilat ia kanë hasur atij, janë të shkaktuara nga ecja nëpër rrugët e gjata për të ardhur në Kosovë.
“Nuk kemi vërejtur asnjë shenjë. Policia e Kosovës e ka sjell dje në Qendrën tonë. Gjatë ekzaminimeve ne nuk kemi vërejtur asnjë shenjë. Kuptohet përveç shenjave që i ka për shkak se ka rrugëtuar maleve për të ardhur në Kosovë. Por, sipas mjekëve të Qendrës shihet që ka qelbje në këmbë për shkak të ecjes që ka bërë. Ai ka ardhur prej Greqisë në Shqipëri dhe në Kosovë.”, theksoi më tej ai.
Sipas Zariqit, thuajse të gjithë personat e ardhur në këtë Qendër, i kanë po këto shenja të cilat i janë hasur edhe të miturit nga Pelestina.
“Deri më tani i kemi pasur dikur rreth 1200 persona që kanë hyrë në procedurë të azilit. Të gjithë gati i kanë shenjat e njëjta te këmbët që janë shkaktuar për shkak të rrugëtimit të gjatë në male”, deklaroi Zariqi për Objektiv.
Në anën tjetër, të kontaktuar nga Gazeta Objektiv, nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në një përgjigje me shkrim thonë se nuk kanë pranuar ende asnjë ankesë lidhur me këtë rast.
Të tjera
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...