Shokojnë me deklaratat dy yjet amerikane, thonë se kanë pasur kontakte direkte me alienë
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 23 October 2020
Në një intervistë të kohëve të fundit këngëtarja e pazakontë amerikane Miley Cyrus ka thënë se ka pasur një takim “të afërt” e një UFO, dhe se ka shikuar në sy “pilotin alien që drejtonte mjetin”. Madje ajo nuk është vetmja figurë publike që raporton eksperienca të “botëve të tjera”.
Duke folur me stilistin Rick Owens, 27-vjeçarja Cyrus pretendonte se duke udhëtuar në jug të Kalifornisë me një shoqe, ishin ndjekur nga një “disk flulturues.”
“Po udhëtonim me makinë në San Bernardino me një shoqe, kur nisëm të ndiqeshim nga një lloj UFO-je,” thotë Cyrus duke shtuar se“më herët kisha blerë dyll kanabisi në një dyqan duhani, kështu që mund të ketë qenë ndonjë efekt i paditur i dyllit”.
Por Cyrus thotë se dhe makina të tjera e panë eventin siç e dëshmon dhe bashkëudhëtuesja e saj.
“Mënyra më e mirë për ta përshkruar ishte, si një makinë dëborepastruese fluturuese. Kishte diçka të madhe përpara që shkëlqente në të verdhë. Unë e pashë që fluturonte, dhe e pa edhe shoqja ime.”
Më tej Cyrus pretendon se kishte parë në sy pilotin e mjetit, por nuk u ndje fare e kërcënuar nga shikimi.
“Ajo gjëja shikoi nga unë dhe ne u pamë në sy, dhe kjo duket se më la më shumë mbresë, të shikoja në sy diçka që nuk kuptoja çfarë mund të ishte,” shpjegon pop star-i.
Ajo shton se episodi i kishte mbetur në mendje për një javë dhe trembej se “mund të rikthehet”.
Ende nuk është konfirmuar nga figura më autoritare nëse pretendimet e Cyrus vijnë nga eksperienca reale apo ide të krijuara nga bota e saj e fantazisë.
Por çuditërisht edhe kolegia e saj këngëtare Demi Lovato pretendon të ketë pasur kohët e fundit episode të tipit alien.
28-vjeçarja tregoi në një postim në Instagram për eksperiencën në parkun kombëtar Joshua Tree në jug të Kalifornisë, teksa shoqërohej nga Dr. Steven Greer, figurë e vetëshpallur autoritare mbi “UFO-t, inteligjencën jashtë-tokësore, dhe nisjen e kontakteve me civilizimet jashtëtokësore.”
“Kam provuar disa ndjesi jashtezakonisht të thella pamjeje si larg në qiell dhe disa metra larg meje”, shkruante Lovato për 93 milionë ndjekësit e saj në Instagram, shoqëruar me një imazh të paqartë të qiellit të Kalifornisë.
Eksperiencat e Lovato përkonin të paktën gjeografikisht me pretendimet e Cyrus, edhe pse nuk përmendi makina dëbore fluturuese.
Lovato i ka bërë thirrje njerëzve të “meditojnë dhe të vendosin kontakte” me alienët, pasi sipas saj nëse njerëzit e bëjnë këtë do të detyronin qeveritë të pranonin ekzistencën e alienëve dhe do të ndalonin shkatërrimin e planetit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...