Sport

Messi “godet” përgatitësin fizik të Bolivisë: Shkofsh në të nënës tënde!

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 14 October 2020

Lionel Messi, edhe pse nuk arriti të shënonte, ishte protagonisti i madh me lojën e tij në fitoren 1-2 të Argjentinës në fushën e Bolivisë. “Ylli” i Barcelonës, rezultoi thelbësor në suksesin e bardhekaltërve, por në fund, u përfshi në një zënkë (shkëmbim sharjesh) me përgatitësin fizik të skuadrës boliviane.

“Shkofsh në të nënës tënde, qeros! Çfarë dreqin ke? Nuk ke pushuar së bërtituri gjithë kohës. Mos më çaj tr…. shumë!

Me këto fjalë i është drejtuar Messi pjesëtarit të stafit të Bolivisë, Lucas Nava, i cili nuk ishte i vetmi që e sulmoi, pasi edhe futbollisti kundërshtar, Martins, e provokoi në disa raste, duke i kujtuar se ka ngrënë 6 gola në një sfidë kualifikuese të 10 vite më parë.

-Advertisement-

Në fund, i gjithë sherri u mbyll me një këshillim për Lionel Messin, që u tregua shumë i kujdesshëm duke mos ngritur duart ndaj kundërshtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera