Rozë

Eskorta e miliarderëve nxjerr sekretet: Ja pse burrat i tradhtojnë gratë e tyre (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 30 September 2020

Askush nuk dëshiron të tradhtohet, por fatkeqësisht ndodh në masë. Një ish-shoqëruese e klasit të lartë ka folur për tradhtinë dhe pse burrat janë të pabesë në marrëdhëniet e tyre.

Samantha X, emri i saj i vërtetë është Amanda Goff, ka parë e njohur shumë burra gjatë karrierës së saj.

Ajo dikur ishte shoqëruesja më e paguar i Australisë para se të hiqte dorë nga profesioni i saj i çuditshëm disa vjet më parë. Tani ajo përdor përvojat e së kaluarës për të ndihmuar ata që ndodhen në situata tradhtie.

-Advertisement-

Duke folur për tradhtinë Samantha tha: “Nuk ka rëndësi sa mirë shkon një martesë, burra sërish do tradhtojnë”.

“Nuk po them për të gjithë burrat, por shumica po, aq sa për të mbajtur gjallë këtë industri. Nuk është detyra ime të gjykoj, por kjo është ajo që kam mësuar nga kjo botë që në dukje shfaqet e përsosur. Ne nuk jemi njerëz perfekt dhe të gjithë thjesht po bëjnë më të mirën e mundshme”, theksoi ajo.

Më tej shtoi: “Shumë burra të martuar më thonë se gratë e tyre janë nëna të shkëlqyera, shtëpiake shembullore, por ka humbur intimiteti në çift. Ata nuk duan të tradhtojnë, por marrëdhëniet seksuale janë një nevojë për ta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera