Duda Balje: Në Kosovë ndihemi si në shtëpinë tonë
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 28 September 2020
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e boshnjakëve, Rasim Demiri në ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti ka kërkuar që Kosova dhe Bosnja të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale për një jetë më të mirë të qytetarëve të dy vendeve.
Kryetari i koalicionit VAKAT, në seancën e sotme solemne tha se data 28 shtator është e rëndësishme për shkak se boshnjakët kanë ruajtur identitetin, traditën dhe kulturën e tyre.
“Boshnjakët e Kosovës me nderë e kanë ruajtur identitetin e vet, dhe sot me xhelozi e ruajnë sepse është privilegj t’i përkasësh një populli i cili nuk ka asnjë njollë në historinë e vet. Kjo datë është definitivisht data më e rëndësishme e boshnjakëve kudo që ata jetojnë. Kemi jetuar në këto troje me shekuj mbrapa duke respektuar të huajin dhe të ndershmen nga ne, kemi luftuar për të mirën e atdheut tonë duke sjellë në perfeksion jetesën në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Pa këtë datë, vështirë që kishim mundur sot, kryelartë të themi se jemi boshnjakë. Kemi kthyer identitetin, traditën dhe kulturën, e obligimi i gjeneratës sonë është që të vazhdojmë me hapa të tillë dhe t’i ruajmë ato të cilën gjatë historisë shumë njerëz kanë dashur që të zhduket. Si anëtar aktiv i jetës politike, detyrë e jona është që të thirren partnerët tanë në Prishtinë dhe Sarajevë që të bashkëpunojmë dhe marrëdhëniet tona bilaterale t’i çojmë përpara me qëllim të një jete sa më kualitative për qytetarët e dy vendeve… Kjo është një porosi për të gjithë ne se komunitetin boshnjak duhet sa më shumë ta integrojmë në jetën ekonomike të Republikës së Kosovës sepse po përballemi me ikje të madhe të njerëzve tanë. ‘Po shkojnë që të mos kthehen kurrë’”, tha ai.
Ndërkaq, deputetja Duda Balje tha se si komunitete të barabarata duan të ndërtojnë një Kosovë.
“Gjithmonë kemi qenë miq, ky është shteti jonë, ne edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës kemi qenë këtu. Ne shtet tjetër nuk kemi, këtu ndihemi si në shtëpinë tonë, këtu i rrisim fëmijët tanë. Në ditën e sotme, unë nuk do të flas se kush janë boshnjakët, sepse jam absolutisht e bindur se në Kosovë nuk ekziston njeri që nuk e di se kush janë boshnjakët dhe cila është rëndësia e boshnjakëve në këtë shtet. Dëshiroj që të jetojmë së bashku ashtu siç kemi jetuar deri më sot, që të kemi mbështetjen tuaj, si shumicë që jeni këtu. Dua që të jemi të barabartë, që së bashku ta ndërtojmë Kosovën, ashtu siç duhet ajo të jetë, që të jemi shembull për shtetet e tjera ashtu siç jemi edhe sot. Dua që ne të jemi të fortë, që juve t’ju bëjmë më të fortë, si dhe shtetin tonë ta bëjmë më të fortë”, tha ajo./E.Zeqiri/
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...