Lajme

Mustafa përkujton, Ahmet Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 21 September 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

“Ahmet Krasniqi, Ministri i Parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit. Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi. Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore. Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare. Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit!”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera