Lajme

Hoti priti në takim Bordin e KOSTT-it

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 18 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Bordin e KOSTT-it të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë, stabilitetin energjetik në vend.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës duke thënë se stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera