Sport

Lionel Messi fiton betejën ligjore 9-vjeçare për të regjistruar mbiemrin si markë

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 18 September 2020

Gjykata më e lartë e BE ka vendosur se futbollisti Lionel Messi tashmë mund të regjistrojë mbiemrin e tij si një markë tregtare, pas një beteje ligjore 9-vjeçare.

Në vendimin e saj gjykata refuzoi apelimin nga kompania spanjolle e çiklizmit “Massi” dhe nga zyra e pronës intelektuale e BE, EUIPO.

Sulmuesi legjendar i Barcelonës kishte regjistruar për herë të parë emrin e tij si markë veshjesh sportive në 2011.
Por grupi Massi argumentonte se ngjashmëria mes të dyjave shkaktonte konfuzion dhe i prishte biznesin.

-Advertisement-

Gjykata e lartë evropiane tha se reputacioni i futbollistit duhej të merrej parasysh kur llogaritet nëse publiku do të mund të bëjë diferencën mes të dyjave apo jo.

Me vendimin gjykata mbrojti një vendim të Gjykatës së Përgjithshme të BE në 2018 ku thuhej se sportisti ishte tepër i njohur prandaj nuk mund të kishte ngatërresë mes të dyjave.

Massi, të cilët shesin pajisje dhe veshje çiklizimi, fillimisht pati sukses në sfidën ndaj emrit të sulmuesit të Barcelones. Por humbi më vonë kur Lionel Messi apeloi.

33 vjeçari Messi, i cili mban bluzën me numër 10, është kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë në një numër rekord prej gjashtë herësh, dhe sipas revistës Forbes, në vitin 2020 ka arkëtuar $126m.

Barcelona është përgjitgjur ndaj interesit të skuadrave të tjera për yllin e saj, se duhet të respektojnë klauzolën e lirimit të kontratës prej €700milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera