Ende nuk janë shpallur zgjedhjet për në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 13 September 2020
Caktimi i Agim Veliut ministër në Qeverinë Kurti në shkurt, e i Goran Rakiqit zv/kryeministër në Qeverinë Hoti në qershor, i lanë Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut pa kryetar.
Situata me pandeminë Covid-19 kishte bërë që të shtyhen e mos mbahen zgjedhjet në këto komuna, ani se në kushte të njëjta u mbajtën zgjedhjet serbe në Kosovë në qershor, raporton KOHA.
Por, institucionet e Kosovës, përgjegjëse për procesin zgjedhor, nuk kanë kërkuar asnjë rivlerësim nga IKSHPK-ja për situatën epidemiologjike, për të parë nëse ka kushte të mbahen zgjedhjet.
“Kur IKSHPK-së t’i kërkohet një vlerësim i tillë, e bën. Këtyre ditëve është bërë një vlerësim për mësimdhënësit dhe shkollat në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
E në KQZ nuk e kanë komentuar çështjen e kërkesës për rivlerësim të gjendjes në këto komuna.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe më herët e ka bërë të qartë qëndrimin se do të përmbushë obligimin kushtetues për organizimin e zgjedhjeve kurdo që i kërkohet, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ndërkaq, lidhur me gjendjen aktuale në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne si KQZ nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
KOHA i ka dërguar pyetje edhe Zyrës së Presidentit, përgjegjëse për shpalljen e zgjedhjeve, por ata nuk janë përgjigjur.
Por, juristët po e konsiderojnë këtë joligjore.
“Është afati i paraparë edhe në kushtetutë edhe në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjin për zgjedhjet lokale që janë të lidhura njëri me tjetrin në funksionalizim që zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e caktuar. Afati ka kaluar, ka kaluar shumëfish”, ka thënë njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Më e zëshme për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Madje ky subjekt kishte dërguar në Kushtetuese më 22 qershor vendimin e Presidentit për shtyrjen e tyre në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, por që ende nuk ka marrë përgjigje.
“Zgjedhjet në komunën tonë më shumë janë parë si çështje politike sesa që është marrë dikush me sigurinë e qytetarëve. Kur po e them këtë, po e them se ne kemi bë kërkesa në kohën kur pandemia në vendin tonë ka qenë zero, por kanë qenë zero përgjigje pozitive. Ato kanë vazhdu pandërprerë, por kurrë nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë Bahri Selimi, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.
Zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale në Kosovë pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...