Lajme

Tahiri: Delegacioni kosovar është unik dhe i përgatitur

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 02 September 2020

Delegacioni kosovar i cili ndodhet në Uashington për takimin e 4 shtatorit është unik dhe mjaftë i përgatitur.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili pret lajme të mira nga takimi që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në mes të delegacionit kosovar dhe atij serb.

“Takimi në Uashington ndodh në Shtëpinë e Bardhë, ndodh tek një shtet mik, që ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe vendit tonë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe delegacionin. Delegacioni ka qenë plotësisht unik, është gati për këtë takim, shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, tha ai.

-Advertisement-

Tahiri këto komente i ka bërë pas vizitës që zhvilloi në Komunën e Ferizajt.

Për takimin që do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, përpos kryeministrit Avdullah Hoti pjesë e delegacionit janë edhe zv.kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, ministrat, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi dhe Arban Abrashi si dhe Ardita Dushi, shefe e kabinetit të kryeministrit Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera