Lajme

Plagoset për vdekje një 82 vjeçar në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 August 2020

Në pasditen e së martës, një 82 vjeçar ka vdekur në Malishevë.

Nga policia kanë njoftuar se 82 vjeçari ishte plagosur, për çka nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Në njoftimin 24 orësh nga policia thuhet se ende janë të panjohura rrethanat e vdekjes së 82 vjeçarit.

-Advertisement-

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdekja e të ndjerit është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pasi është transportuar në QKUK nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera