Me paratë e Fondit të Diasporës blihen aparatura mjekësore
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 21 August 2020
Pas dy javësh mbledhje online, ekzekutivi të premten i është rikthyer marrjes së vendimeve në objektin qeveritar.
Aty kryeministri, Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij miratuan Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Financimit e Subjekteve Politike, i vazhduan mandatin edhe për gjashtë muaj komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish dënuarve dhe përndjekurve politikw, si dhe emëruan bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Po ashtu, qeveria ndau 360 mijë euro nga Fondi i Diasporës krijuar nga Qeveria Kurti për aparatura shëndetësore.
Duke arsyetuar plotësim-ndryshimet të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se aty do të qartësohen dispozitat në veçanti të kontrollit financiar dhe auditimit të partive politike.
“Në kuadër të këtij plotësim-ndryshimi të ligjit ndër të tjera parashihet të qartësohen disa dispozita ligjore të ligjit bazë në fuqi. Përcaktohen dispozitat ligjore me theks të veçantë të kontrollit financiar të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare, të subjekteve politike dhe publikimit të tyre. Si dhe përcaktohen dispozitat ndëshkuese për subjektet politike që nuk i zbatojnë kërkesat e dala nga ky projektligj”, tha ai.
Krahas kësaj, me propozim të të njëjtit iu vazhdua mandati komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.
Selmanaj u shpreh se ky komision brenda 15 ditësh do të procedojë në qeveri për planin dhe punën e tyre gjashtëmujore.
“Në këtë mbledhje të qeverisë propozojmë që t’i vazhdohet mandati edhe për 6 muaj komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë me këtë përbërje: Ylber Topalli, Ministria e Drejtësisë, Artan Abrashi, Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht nga komisioni përkatës, Isak Shabani Ministria e Shëndetësisë, Berat Luzha, Shoqata e të Burgosurve Politik, Defrim Arifaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës. Brenda afatit 15 ditësh obligohet komisioni të procedojë në Qeverinë e Kosovës një plan për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të veta në pajtim me pikën 1 të këtij vendimi”, tha ai.
E mbledhjen e sotme, ekzekutivi emëroi bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, i cili kryesohet nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kryetari ose përfaqësuesi i Odës së Profesionistëve Shëndetësor, Rrezart Halili, kryetari i bordit ose përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Murat Berisha, Bujar Gashi nga Asociacioni i Komunave dhe Muhamendali Kodra, përfaqësues i shoqatave të pacientëve.
“Ka qenë i domosdoshëm për shkak të mosfunksionimit të bordit aktual dhe për shkak të mos përbërjes së plotë dhe në mungesë të tre anëtarëve të emëruar”, tha ai.
Kurse sa i përket ndarjes së Fondit të Diasporës në blerjen e aparaturave shëndetësore, zëvendësministri, Agim Krasniqi tha se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për vet diasporën.
“Një pjesë të fondeve i kemi ndarë në rishikim të buxhetit si dhe një pjesë të këtyre fondeve të përdoret për qëllime që ia dhënë. Ne kemi menduar që më e mira është edhe në raport me diasporën që këto mjete saktësisht të specifikohen për aparatura të caktuara në mënyrë që t’i përgjigjemi edhe diasporës. Saktësisht të dinë edhe ata çka është bërë me mjetet e tyre. Në bashkëpunim edhe me ministrinë këta kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë menjëherë në blerjen e këtyre aparaturave”, u shpreh ai.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri njoftoi se ka finalizuar Ligjin për Qeverinë.
“Kemi përfunduar, respektivisht kemi finalizuar Ligjin për Qeverinë. Ky ligj ka qenë konsultim publik në afatin ligjor, ashtu siç e kërkon rregullorja e punës. Kemi marrë mbi 250 komente nga organizata të ndryshime… kemi komunikuar drejtpërdrejtë me Komisionin e Venecias që paraprakisht ë kemi një interpretim dhe kemi arritur të sigurohemi që në seancën e tetorit do të kemi një përgjigje nga ky komision”, u shpreh ai.
Po ashtu, në këtë mbledhje Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndërkohë është miratuar edhe Rregullorja për Deklarimin e Statusit të Zyrtarëve Publikë dhe Rregullorja për Disiplinën dhe Ankesat e Zyrtarëve Publikë.
Të tjera
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...