“Krahu i djathtë” i Ali Ahmetit: Keqardhje bojkoti i partive shqiptare në Maqedoninë Veriore!
Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 13 August 2020
Njëri prej figurave kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh krahu i djathtë i Ali Ahmetit, Artan Grubi ka goditur partitë shqiptare në Maqedoninë Veriore, të cilat bojkotuan tryezën e shqiptarëve.
“Historinë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar dhe nesër, historia do ti lartësojë ato që sot vendosin të bashkohen, ndërsa do ti gjykojë ato që braktisin dhe punojnë për ta penguar realizimin.
Jo më kot populli jonë thotë: Çilet dera, rritet ndera, sepse, fundja, miku i mirë vjen nga porta”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016, ftuam partitë politike shqiptare të përfaqësuara në parlament që ti bashkërëndisim përpjekjet në drejtim të realizimit të barazisë dhe integrimit EuroAtlantik dhe bashkarisht firmosëm deklaratën e përbashkët.
Në ndërmjet kohë, gjatë këtij mandati, arritëm barazinë gjuhësorë, përmbyllëm pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjodhëm kryetarin e parë shqiptarë të Kuvendit, themeluam ministrinë e re për sistem politik, arritëm dhe miratuam marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshuam kushtetutën, zbatuam reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, u anëtarësuam në NATO dhe filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Me këto, zbatuam gati se të gjitha zotimet nga Deklarata e përbashkët, por ne qëndrojmë stoik në përcaktimet tona për bashkim, dhe sot, pas zgjedhjeve të 15 korrikut, ne e organizuam sërish Tryezën e përbashkët, jo për të kërkuar mbështetjen e partive shqiptare, por për ti bërë edhe ato pjesë të ndërtimit të historisë, të barazisë, për të ndarë përgjegjësinë bashkë, për të qeverisur bashkarisht dhe për ti ndarë sukseset.
Por, me keqardhje konstatuam që ato sot vendosën që ta braktisin këtë dorë të shtruar të bashkëqeverisjes, të bashkëpunimit nga ana jonë si fitues të zgjedhjeve dhe si partia më e madhe shqiptare.
Kanuni jonë thotë që mysafiri po hyri nga dritarja, turpëron vetën dhe turpëron të zotin e shtëpisë.
Prandaj, mos ti lëmë turp shqiptarëve dhe vetës duke hyrë nga deriçka e dritare, por të hyjmë nga porta e madhe siç na ka hije dhe ta vendosim parimin e respektimit të vullnetit të shqiptarëve që fituesi ti prijë këtij procesi, ashtu siç jeni zotuar në vazhdimësi publikisht dhe ashtu siç presin qytetarët nga ne.
E ne, si fitues dhe prijës të këtij procesi, sot u thamë ejani me ne të ecim bashkë, ejani me ne të nderojmë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët.
Historinë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar dhe nesër, historia do ti lartësojë ato që sot vendosin të bashkohen, ndërsa do ti gjykojë ato që braktisin dhe punojnë për ta penguar realizimin.
Jo më kot populli jonë thotë: Çilet dera, rritet ndera, sepse, fundja, miku i mirë vjen nga porta.
Të tjera
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...