Edhe disa emrat e njohur në vend kanë rezultuar pozitiv, së fundi kësaj liste i është shtuar edhe këngëtari i njohur, Art Abazi.
Për këtë ka treguar vet artisti në një postim në rrjetet sociale.
“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me covid-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! shëndet e dashuri për ju! shihemi së shpejti, Arti”, ka shkruar Abazi në postim./