Të flesh herët apo vonë, zbuloni cilat janë ndikimet për jetëgjatësinë
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 29 July 2020
Kur vjen puna tek gjumi, njerëzit përgjithësisht janë të ndarë në dy kategori: njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit.
Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ka lidhje të fortë edhe me jetëgjatësinë. Një studim shkencor mbi jetëgjatësinë dhe gjumin, shpjegon se njerëzit që flenë vonë janë 10 përqind më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.
Njerëzit që Flenë Herët Janë Më Të Shëndetshëm
Sipas studimit, njerëzit që bien për të fjetur herët dhe zgjohen në të gdhirë, janë më të mbrojtur. Studimi tregon se të fjeturit vonë mund të shkaktojë pasoja shëndetësore në organizëm. Studiuesit synonin të zbulonin një lidhje reciproke mes të fjeturit dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve. Njerëzit që flenë herët, zgjohen herët, ushqehen herët dhe mbarojnë punë herët, thanë shkencëtarët. E kundërta vlen për njerëzit që zgjedhin orët e vona për të fjetur e për t’u zgjuar. Këta të fundit raportohen të kenë më shumë probleme shëndetsore.
Ata janë dyfish më të rrezikuar nga çrregullimet psikologjike dhe 30 përqind më të rrezikuar nga sëmundje si diabeti. Për më tepër, njerëzit që flenë vonë janë 25 përqind më të rrezikuar nga problemet nervore, 23 përqind nga problemet me stomakun dhe 22 përqind nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Sipas studiuesve, njerëzit që rrinë zgjuar natën janë më të prirur ndaj pirjes së duhanit, ushqimeve të shpejta dhe alkolit. Për më tepër, ora biologjike e këtyre të fundit nuk është në përputhje me sjelljen e tyre apo mjedisin.
Sipas të dhënave, studime të mëparshme kanë konfirmuar se njerëzit që punojnë vonë janë më të rrezikuar nga vdekshmëria apo sëmundjet kardiovaskulare. Shkencëtarët sugjerojnë që njerëzit të përshtaten gradualisht me stilin e të fjeturit herët. Ata duhet të ruajnë orare të rregullta të gjumit. Ata që punojnë natën duhet të përqendrohen tek rregullimi i orareve të ngrënies, aktivitetit fizik dhe orëve të gjumit. Me pak përpjekje, njerëzit mund të shmangin probleme të mëtejshme shëndetësore si pasojë e çrregullimeve të tilla.
Të tjera
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...
-
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën drọgë në veturë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar p...
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...
-
Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një f...
-
Greqi, tërmet me magnitudë 3.1 në Thesproti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51...