Rekomandohet aprovimi i remdesivirit për trajtimin e koronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 26 June 2020
Komiteti Shkencor për Produkte Mjekësore Humane, i cili vepron brenda Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), i ka rekomanduar kësaj agjencie aprovimin e kushtëzuar të barit remdesivir për të trajtuar sëmundjen COVID-19. Ky është bari i parë që rekomandohet për aprovim në EMA dhe vendimi, sipas komunikatës së këtij institucioni, pritet të merret brenda disa ditëve.
produkt, sipas komunikatës, rekomandohet për trajtimin e personave të rritur dhe për fëmijët mbi 12 vjeç të infektuar me COVID-19, që kanë pneumoni dhe nevojë për oksigjen shtesë. Këto janë disa prej kushtëzimeve që ka dhënë Komiteti Mjekësor për përdorim të këtij bari dhe kategoritë e pacientëve që duhet ta përdorin këtë bari.
Sipas komunikatës së EMA-s, në përgjithësi, studimi tregoi se pacientët e trajtuar me remdesivir u shëruan pas rreth 11 ditësh, krahasuar me 15 ditë sa iu deshën për shërim pacientëve që merrnin placebo (placebo përdoret si shprehje për një bar pa efekt shërues që iu jepet pacientëve për t’i bindur se po marrin trajtimin e vërtetë).
“Ky efekt nuk u vërejt tek pacientët me sëmundje me simptoma të lehta deri në mesatare, ku koha e rikuperimit ishte 5 ditë si për grupin që merrnin remdesivir, ashtu edhe për grupin e placebos. Për pacientët me sëmundje të rëndë, të cilët përbënin afërsisht 90 për qind të pacientëve që ishin pjesë e studimit, koha e shërimit ishte 12 ditë në grupin që merrnin remdesivir dhe 18 ditë në grupin e placebos”, thuhet në komunikatën e EMA-s.
Pas rekomandimi për aprovim të këtij bari, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të mund të sigurojë një sasi të dozave që do të mund të përdorej tek pacientët që janë në gjendje të rëndë për të shmangur fatalitetin.
Të tjera
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...