Lajme

Parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 17 June 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme në Kosovë.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera