Zbuloni si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave
Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 04 June 2020
Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat. Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.
Si Ndikon Konsumi i Kanellës Në Shëndetin e Veshkave
Studimet thonë se ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës. Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.
Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj. Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat. Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë. Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen. Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre.
Disa studime thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me rradhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 përqind dhe të sheqerit në gjak me 24 përqind. Një gramë kanellë pluhur është gjysmë luge çaji. Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum. Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit./AgroWeb
Të tjera
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...