Testohet vaksina kundër koronavirus: Ja kur pritet të dalin rezultatet
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 29 May 2020
Një vaksinë eksperimentale që ka treguar rezultate pozitive në laborator kundër kovidit u provua këtë javë edhe te njerëzit. 131 vullnetarë në Australi u injektuan me përbërjen kimike që mendohet se lufton koronavirusit me anë të rritjes së imunitetit.
Një kompani amerikane ka testuar te njerëzit një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit të ri.
Rezultatet paraprake pritet të publikohen në muajin korrik.
Faza e parë e testimit u krye këtë javë në Australi me pacientë vullnetarë, ndërsa faza e dytë do të shtrihet në disa shtete, me grupmosha të ndryshme.
Kompania e bioteknologjisë, “Novavax”, njoftoi se vaksina e tyre vepron nëpërmjet adjuvantëve, duke stimuluar imunitetin qelizor.
Kjo mendohet se siguron një mbrojtje më afatgjatë kundër infeksioneve virale dhe bakteriale, sipas doktor Gregori Glenit, udhëheqësit shkencor të kompanisë “Novavax”.
“Ne veprojmë duke marrë një prototip të gjeneve që përbëjnë proteinat e virusit. Struktura e tyre sipërfaqësore është e tillë që lidhet me qelizat e njeriut dhe injekton materialin e vet gjenetik duke u shumëfishuar pastaj. Vaksina jonë e bllokon procesin duke nxitur imunitetin dhe duke e ndalur infeksionin.”
Testimet do vijojnë gjatë javëve me 131 vullnetarë.
Kompania thotë se nëse rezultatet janë të mira, mund të prodhojë deri 100 milionë doza këtë vit dhe 1,5 miliardë doza vitin e ardhshëm.
Vaksina më e re eksperimentale i shtohet garës globale për gjetjen e një ilaçi kundër koronavirusit që ka infektuar mbi 5 milionë e gjysmë veta dhe ka vrarë mbi 350 mijë njerëz nëpër botë.
Të tjera
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...