Çfarë vendimi priti Arsim Bajrami nga Kushtetuesja
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 29 May 2020
Profesori i Juridikut, një ndër hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami në një intervistë për emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus kishte komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për Avdullah Hotin si mandatar për kryeministër.
Bajrami kishte thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vendimi i duhur dhe ka bërë që partitë e Kosovës që ndalen së shkeluri kushtetutën.
“Duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cilido vendim i kësaj gjykate duhet të merret menjëherë në zbatim, nuk i lejohet askujt që të marrë asnjë veprim që nuk është në pajtueshmëri të plotë më vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë shumë akt pozitiv vendosja e masës së përkohshme sepse një masë e tillë ka parandalu devijimet kushtetuese apo gabimet apo thyerjet ë mëtejshme të Kushtetutës dhe ju ka dhënë kohë partive politike qe të ulin gjakrat dhe të bëjnë një lloj abstenimi nga thyerja e Kushtetutës”, ka thënë ai.
Ai kishte thënë që pret që Gjykata Kushtetuese të vendos për zgjedhje sepse sipas tij gjithmonë sovrani është ai që zgjedhë dhe gjithçka varet nga populli.
Cdo zgjidhje tjetër sipas Bajramit do ta fuste vendin në krizë.
“Unë pres që Gjykata ti japë një epilog kësaj pune. E kujtojmë rastin pothuajse të njëjtë të vitit 2014 për VLAN-in, por unë edhe atherë isha i bindur se çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike.”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Edhe një vajzë e arrestuar, si administratore e grupin famëkeq shqiptar “AlbKings”
Prokuroria Themelore e Prishtinës ditën e sotme ka mbajtur konferencë për med...
-
Zbulohen ar*më dhe apartuara për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
Një incident ka ndodhur në Zubin Potok, ku një mashkull kosovar është shoqëru...
-
Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar deri tash
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka bërë ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak kuorumi
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe ...
-
Publikohet numri i shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani që nga 2019-ta
Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës t...
-
Me masa mbrojtëse fillon dëshminë dëshmitari 69-të
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë tij, dëshmit...
-
Berjani: Nafta në Gjilan po shitet më lirë, të hetohet nga Prokuroria
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në ...
-
Abdixhiku: Përbashkimi rreth LDK-së është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gr...
-
Dy shërbime të rëndësishme i shtohen sektorit publik të shëndetësisë
Dy shërbime të rëndësishme i janë shtuar sektorit publik të shëndetësisë. ...
-
Një shtetas i Rumanisë plag*oset aksidentalisht në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se aksiden...
-
Dy policë sulm*ohen fizikisht pas shqiptimit të një gjobe ndaj një burri në Prizren
Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një burrë në Prizren. Rasti ka ndodhu...
-
Zhduket një grua në Mitrovicën e Veriut
Një grua është zhdukur në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se ajo të marten...