Lajme

E konfirmon VV| Nesër planifikon t’i nxjerrë 5 mijë persona në shesh

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 27 May 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nesër do të mbajnë provën e dytë për protestë në shesh të Prishtinës. Kësaj here pritet të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, kjo po bëhet “pas interesimit e kërkesave të shumta të qytetarëve”.

Më së largu, deri të premten, pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin.

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, po planifikojnë që nesër të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.

-Advertisement-

Mirëpo, kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Kurti ka mohuar sot se lehtësimi i kufizimit të masave ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për protesta duke thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga sekretariati për media.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, kanë thënë nga LVV’ja.

Kjo provë për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera