Vazhdon përplasja për serialin ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Albin Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 26 May 2020
Aktori dhe skenaristi i serialit ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna, i është përgjigjur Luan Dalipit, këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, pasi që ky i fundit pati disa kritika drejtuar serialit që transmetohet në televizionin publik.
Rafuna ka komentuar në statusin që mbrëmë ka publikuar Dalipi në Facebook, duke kërkuar nga i njëjti të mos e kritikojë artin.
“I nderuar, unë jam Naser Rafuna dhe luaj ne këtë serial. Rastësisht pak me pare me lajmëruan për statusin tuaj dhe tash edhe e morra vesh se kush je, ngase çështjet politike e aq me pak pozitat politike, si aktor me interesojnë vetëm ne pikat “tallëse -humoristike” e dimë qe e bëjmë mire, prandaj te sugjeroj: mos u bo personazh”, ka shkruar ai.
Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.
Dalipit për kritikën ndaj serialit dje i ka reaguar edhe ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se cka është e edukuese për transmetim dhe cka nuk është.
“Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, shkroi Shala
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...