Lajme

Ushtria e Polonisë ndihmon Kosovën në luftën kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 22 May 2020

Polonia ka ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Ushtria e Polonisë që është pjesë e KFOR-it, institucioneve të Kosovës, iu kanë sjellë donacione me produkte mjekësore e mbrojtëse, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i KFOR-it.

-Advertisement-

“Kontigjenti i ushtrisë polake që operon me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shpërndarë produkte higjienike e mbrojtëse institucioneve shëndetësore në Kosovë, si pjesë e një projekti të miqve të NATO-s si përgjigje kundër pandemisë COVID-19. Këto erdhën si donacion nga zyra e Presidentit të Republikës së Polonisë. Aty janë 50 mijë maska dhe 1 mijë litra me dezinfektues, të cilat u transportuan më 18 Maj, me aeroplanin e transportit C-295M Casa, i Forcave Ajrore të Polonisë”, thuhet në njoftimin e KFOR./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera