Ekonomi

Paralajmëron zëvendësministri Krasniqi: Pasojat për ekonominë do të jenë shumë të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 May 2020

Zëvendësministri i financave të Kosovës, Agim Krasniqi ka paralajmëruar se dëmet ekonomike mund të jenë të pa riparueshme për Kosovën nëse vonohet miratimi i pakos për mbështetjen e ekonomisë pas pandemisë Covid-19.

“Prej ditës së parë kemi thënë se nevojitet një bashkëpunim më i mirë mes qeverisë dhe kuvendit me u zbatu të gjitha masat e pakos emergjente dhe gjithsesi pjesa që ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike. Ajo që lidhet shumë me vendimmarrjen dhe rishikimin e ligjit për financat publike dhe përgjegjësive, ndoshta amandamentimin edhe të ligjit për ndihmë shtetërore si dhe këtë pjesën që ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Ekonomia në Fokus”, të hënën.

Kjo sipas tij duhet të bëhet sa më parë që është e mundur.

-Advertisement-

“Sa më herët që intervenohet në ekonomi, as më të vogla do të jenë pasojat. Sa ma vonë që mund të shkoj, po flas për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, pasojat do të jenë më të mëdha”, është shprehur Krasniqi.

Ai shpreson se do të tejkalohen ndasitë ekonomike për të shpëtuar vendin nga një krizë e mundshme, shkruan gazeta inFokus.

“Gjendja politike është kështu cfarë është, megjithatë ne jemi duke punuar dhe besojmë se bashkërisht të gjejmë modelin më të mirë”.

Një nga idetë sipas tij do të ishte që të rritet kredimarrja në kuptimin e garancioneve që mund të jep qeveria përmes fondit për garantim të kredive dhe pakos për subvencionim të normave të interesit, shkruan gazeta inFokus.

Kështu Krasniqi thotë se do të mund të vendoseshin në qarkullim mbi 500 milionë euro kredi.

“Unë shpresoj të përfundoi më shpejtë kjo situata politike dhe të kaloj legjislacioni dhe të bëhen ndryshimet në Kuvend, pasi fondet janë. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë shpejtë, pasi nëse vonohemi deri në vitin e ardhshëm ose pjesën e dytë të vitit, atëherë normal që pasojat do të jenë shumë të mëdha për ekonominë”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera