Sport

La Liga, nis stërvitja/ Faza 2 edhe në futbollin spanjoll

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 May 2020

Futbolli spanjoll hyri në ‘Fazën 2’ të protokollit. skuadrat e La Liga këtë të hënë nisën stërvitjet e tyre kolektive me futbollistët që u ndanë në grupe me nga 10 lojtarë secili duke bërë një hap tjetër drejt rifillimit të kampionatit.

Futbollistët e Barcelonës, Realit të Madridit apo Atletico Madrid u kthyen në qendrat e tyre stërvitore për të vijuar punën.

Protokolli i qeverisë spanjolle i lejon klubet që të zgjerojnë seancat stërvitore në të gjitha zonat që do të thotë se klubet si Real e Atletico Madrid e Barcelona mund të stërviten në grupe me nga 10 lojtarë edhe pse Madridi dhe Katalonja janë ende në ‘fazën 0’ si dy zonat më të goditura nga coronavirusi në Spanjë

-Advertisement-

‘Është një vendim i ministrisë-tha presidenti i La Ligës Javier Tebas në një intervistë ditën e dielë teksa konfirmoi dëshirën e tij për të zhvilluar 11 javët e mbetura të sezonit. Ai caktoi si datë ideale për rifillimin e kampionatit 12 qershorin, por shtoi se gjithcka do te varet nga autoritetet shëndetësore në Spanjë dhe trajektorja e virusit.

Presidenti i La Liga, vlerësoi gjithashtu se një anulim i pjesës së mbetur të sezonit në futbollin spanjoll do të kushtojë rreth 1 miliard Euro.

Spanja është një prej vendeve më të prekura nga coronavirusi në botë me mbi 231 mijë të prekur dhe mbi 27 mijë persona të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera