Politikanët që po e shkatërrojnë ekonominë për inate
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 19 May 2020
Nëse nuk pajtohet Albin Kurti me Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradianaj e Fatmir Limajn gjasat janë shumë të mëdha që ekonomia e Kosovës të futet në një krizë të thellë e të pa rikuperueshme.
Asnjë cent nga paratë e masat për rimëkëmbje ekonomike nuk do të mund të vihen në funksion nëse partitë politike që udhëheqin këta lider nuk dakordohen për të kaluar në Kuvend ndryshimet e nevojshme ligjore.
Komuniteti i biznesit ndihet i paralizuar dhe po shqetësohet se nga 1 qershori kur pritet të hapen të gjitha bizneset në vend shumica nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën për shkak goditjes nga pandemia.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në emisionin “Ekonomia në Fokus”, i cili u transmetuar të hënën në Gazeta inFokus ka kërkuar konsensus politik për t’i hapur rrugë pakos rimëkëmbëse.
“Jemi të paralizuar pasi që kemi një situatë ku qeveria nuk mund të kërkoi aprovim të legjislacionit dhe masave të caktuara nga ana e Parlamentit. Për këtë kemi bërë thirrje për një koncensus për pakon rimëkëmbëse”, ka thënë Rukiqi.
Sipas tij ende ka telashe të mëdha dhe paqartësi për bizneset për masat e ndërmarra nga Qeveria për ti ndihmuar ato, shkruan gazeta inFokus.
Madje edhe një pjesë e masave nga pakoja emergjente nuk po mund të zbatohen në mungesë të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.
“Kompanitë kanë me fillu punën me 1 qershor dhe ende nuk e kemi një qartësi nëse këto mjete do të jenë në dispozicion me 1 qershor”, thotë Rukiqi.
Sipas tij nëse shihet krejt politika e ndarjes së këtyre mjeteve nga pakoja emergjente, për kompanitë vetëm janë shtyrë afatet e pagesave të obligimeve shtetërore dhe ekziston rrezik permanent që edhe pas largimit të masave kufizuese ato të përballen me mungesë të likuiditetit.
Kësisoj ai thotë se një pjesë e kompanive mund të largohen nga tregu për shkak të krizës që do të vazhdoi.
Përfaqësuesit e komunitetit të Biznesit në përgjithësi nuk po pajtohen me masat që ka marrë qeveria e Kosovës për të përkrahur ekonominë.
Sipas tyre, ato më shumë janë improvizime se intervenim real për të përkrahur biznesin dhe qytetarët që ta kalojnë sa më lehtë pandeminë e coronavirusit, shkruan gazeta inFokus.
Më i zëshmi për këtë në debatin me zëvendësministrin e financave të Kosovës, Agim Krasniqi në emisionin “Ekonomia në Fokus” të Gazetës inFokus ishte kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka sipas të cilit krejt kjo nuk po e jep efektin e pritur.
“Ajo çfarë është dashur të nisim, pa e përfshirë këtu edhe njëherë efektin e krizës politike, që të hartojmë një ligj për ballafaqimin me pandeminë. E këtu pastaj do të shiheshin edhe disa prej dilemave siç është kufizimi i lëvizjes së njerëzve, kompensimet e do ti lejohej qeverisë edhe të niste negociata për huamarrje, kështu që pastaj vendimet të mos ishin improvizuese, të mos ishin ad-hok”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, tani kërkohet konsensus politik për të aprovuar në Kuvend masat që të hapet rrugë përkrahjes së ekonomisë, në të kundërtën edhe pas largimit të masave kufizuese bizneset do të përballen me telashe./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...