Lajme

Vjosa Osmani tregon kur do të mbahet seanca e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 May 2020

Këtë të hënë u mblodh kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Aty një nga temat që u diskutua ishte edhe kërkesa për të krijuar një komision hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga Qeveria Kurti, shkruan gazeta inFokus.

E pas mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tregoj se për kur është caktuar data ku do të mbahet Kuvendit për të diskutuar në lidhje me këtë kërkesë.

-Advertisement-

“Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje të Kryesisë, përveç një numri të kërkesave dhe propozimeve, është për shkak se e kemi obligim ligjor që si Kryesi të trajtojmë kërkesat për Komisione Hetimore Parlamentare brenda shtatë ditësh nga momenti kur ato dorëzohen në Kuvend”.

“Në mënyrë që ta zëmë atë afat, sot e kemi trajtuar ndër të tjera edhe propozimin e 22 deputetëve nënshkrues për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga ana e qeverisë. Ju njoftoj se përkundër se e kemi trajtuar brenda afatit me ligj parashihet që seanca për Komisione Hetimore ka tri javë kohë që të mbahet dhe deputetët nënshkrues kanë propozuar që data 4 qershor të jetë data kur në seancë plenare trajtohet formimi i këtij Komisioni Hetimor. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni nuk formohet automatikisht, por duhet patjetër vendim i seancës plenare”, ka thënë Osmani.

Osmani gjithashtu ka shtuar që kryesia do të mblidhet edhe një herë para se të mbahet kjo senacë plenare, derisa ka deklaruar që përsëri nuk ka pasë konsensus për të proceduar nismat legjislative dhe ato për marrëveshje ndërkombëtare, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk kishte konsensus për procedimin e nismave legjislative që janë nisma burimore të Kuvendit të Kosovës, sepse kishte qëndrime të ndryshme lidhur me detyrimin kushtetues për t’iu adresuar qeverisë për një opinion lidhur me këto nisma legjislative. Disa mendojnë që duhet t’i drejtohemi qeverisë, derisa të tjerë mendojnë që nuk duhet t’i drejtohemi”.

“Situatë të ngjashme kemi edhe me një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të cilat qeveria në detyrë i ka proceduar pas 25 marsit. Shumica dërmuese janë marrëveshje që janë negociuar nga Qeveria Haradinaj, por që për shkak të shpërndarjes janë kthyer në pikën zero dhe është dashur që Qeveria Kurti t’i trajtojë dhe t’i riprocedojë në Kuvendin e Kosovës. Sugjerimi im ka qenë që të shkojmë përpara me këto marrëveshje ndërkombëtare, por nuk ka aq disponim që këto të procedohen menjëherë. Ka gatishmëri që të ulemi dhe të gjejmë një mundësi që këto marrëveshje ndërkombëtare të mos bllokohen, sepse disa prej tyre kanë afat të caktuar brenda të cilave mund të përfitojmë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera