Lajme

Mitrovicë/ Një person bën për spital gruan dhe vajzën e mitur

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 May 2020

Polica e Kosovës ka njoftuar se të dielën në orën 13:00, një person në Mitrovicën e Veriut ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur.

Sipas Policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan gazeta inFokus.

“Viktima së bashku me vajzën e saj të mitur kosovare kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera