Zbuloni pse mjalti është antibiotiku më i mirë
Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 07 May 2020
Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë.
Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat. Sipas të dhënave, përdorimi pa kriter i këtyre antibiotikëve do të vështirësojë më shumë kurimin e infeksioneve në të ardhmen.
Bakteret po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, duke vështirësuar shërimin prej sëmundjeve. Të dhënat shkencore thonë se çdo vit rreth 2 milionë njerëz në botë preken nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve.
Mjalti Lufton Infeksionet Dhe Mbron Organizmin
Studimet më të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme. Përbërësit e mjaltit pengojnë bakteret të krijojnë rezistencë dhe i shkatërrojnë ato. Mjalti është një ushqim me përbërës të larmishëm siç janë polifenolët. Këta të fundit shterojnë aftësitë shkatërruese të baktereve dhe i detyrojnë ato të dehidratohen dhe të zhduken tërësisht. Një lugë mjaltë në ditë është shumë i rekomandueshëm.
Polifenolët Ndërhyjnë Në Komunikimin E Brendshëm Të Baktereve
Imagjinoni një ushtri të mirëfilltë bakteresh të imëta që futen në organizëm. Në përpilimin e një plani sulmi, bakteret kanë nevojë të komunikojnë me njëri tjetrin për t’u shumuar dhe për të zënë vend. Mjalti dhe përbërsit e tij e ndërpresin këtë proces dhe pa komunikim të brendshëm, bakteret nuk janë në gjendje të çlirojnë toksinat që shkaktojnë sëmundje. Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë më rezistente ndaj antibiotikëve.
Antioksidantët Shkatërrojnë Edhe Mykun
Mjalti është efikas edhe kundër virozave dhe mykut. Këto vlera e bëjnë atë më të fuqishëm edhe ndaj antibiotikëve. Antioksidantët që përmban mjalti luftojnë virozat dhe mykun që shkaktojnë sëmundje të tjera. Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve si E.Coli, Stafilokoku e shumë të tjerë. Në treg gjenden shumë lloje mjalti. Mënyra më e mirë për të gjetur mjaltë të vërtetë, të shijshëm e të pasur është ta merrni atë tek një shitës i besuar./AgroWeb
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...