Bajrami: Mësimi online s’e zëvendëson atë në shkollë, ja si do të vlerësohen nxënësit!
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 05 May 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit (MAShTI) Hykmete Bajrami në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mësimi në distancë nuk mundet ta zëvendësojë qind për qind atë në shkollë.
Që nga data 23 mars ka filluar të mbahet mësimi online me qëllim të parandalimit të Coronavirusit, Bajrami thotë se statistikat që kanë ardhur nga tereni janë inkurajuese.
Sipas saj, përveç disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në distancë në mungesë të pajisjeve smart.
Ajo ka thënë se është një numër i madh i kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve mësimdhënësve dhe prindërve
“Procesi i mësimit në distancë ka filluar me datën 23 mars dhe normalisht nuk është një proces i cili qind për qind mundet me e zëvendësuar mësimin në shkolla mirëpo ka shkuar shumë mirë meqenëse kemi një numër shumë të madh të kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”.
“Statistikat që na vinë nga tereni janë mjaft inkurajuese përveç se disa familje të cilët janë në numra shumë të vegjël ose në përqindje të vogla në pamundësi të pajisjeve smart nuk po kanë mundësi ta ndjekin mësimin ndërsa të tjerët janë gjithë duke e ndjekur”.
Ndërsa për vlerësimin e nxënësve në këtë kohë, Bajrami ka thënë se është përpiluar një udhëzues. Ajo ka thënë se vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi.
Më tutje ajo ka theksuar se në vlerësim do të futet edhe aktiviteti i fëmijëve gjatë mësimit në distancë.
Të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupit të viberit dhe e-mailit ku edhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave, tha ajo për EO.
“Para dy jave e kemi përpiluar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë dhe tani më të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë e kanë këtë udhëzues në dorë dhe vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi dhe këtë udhëzues e kanë hartuar ekspertët më të mirë të arsimit në Kosovë dhe regjion dhe do të thotë vlerësimi po bëhet koonform atij udhëzimi”.
“Po sepse përpos mësimit i cili po zhvillohet për klasën një deri në nëntën të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupeve të viberit, emailave të tjerë dhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave dhe janë dhanë udhëzime qysh në fillim të procesit se si të procedohet me pranimin dorëzimin e këtyre detyrave dhe vlerësimin e tyre, po ashtu në udhëzues kemi përcaktuar edhe kritere të tjera të cilat po merren parasysh gjatë vlerësimit”.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...