Bashkimi Evropian: Sulme kibernetike në kohë pandemie
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 01 May 2020
Bashkimi Evropian ka drejtuar akuza – pa specifikuar ndaj kujt – për “shfrytëzim” të pandemisë së koronavirusit për të kryer sulme kibernetike “qëllimkëqija” që synojnë infrastrukturën “kritike”, përfshirë atë të sektorit të kujdesit shëndetësor.
“Që nga fillimi i pandemisë, janë zbuluar fushata të sulmeve kibernetike”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate më 30 prill.
Deklarata u bë në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut. “Të gjithë autorët duhet menjëherë të përmbahen nga kryerja e veprimeve të tilla të papërgjegjshme dhe destabilizuese, të cilat mund të rrezikojnë jetën e njerëzve”, thuhet në deklaratë. Në fillim të këtij muaji, zyrtarët çekë thanë që sistemet e teknologjisë së informacionit në aeroportin ndërkombëtar të Pragës, disa spitale dhe Ministria e Shëndetësisë ishin në shënjestër të një sulmi kibernetik, i cili nxiti zemërim në Pragë, si dhe në Uashington.
Zyrtarët çekë dyshojnë se hakerët rusë mund të kenë qenë mbrapa sulmeve në internet. Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për sulmet kibernetike që synojnë spitalet në Çeki- disa prej të cilave arritën të parandalojnë sulmet. Në fund të marsit, gjigandi francez i teknologjisë së mbrojtjes Thales paralajmëroi se aktorë shtetërore dhe kriminelët po përdorin epideminë e koronavirusit për të kryer sulme në internet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...