Lajme

Francë, maskat me detyrim në transportin publik dhe shkolla

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 29 April 2020

Në Francë përdorimi i maskave në transportin publik dhe në shkolla do të bëhet i detyrueshëm. Kështu ka deklaruar kryeministri francez, Edouard Philippe.

Kjo do të bëhet pas datës 11 maj që nis edhe lehtësimi i masave shtrënguese në Francë. Shkollat do të hapen gradualisht, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore.

Nxënësit e moshës 11 deri në 15 vjeç duhet të mbajnë me detyrim maska në fyryrë.

-Advertisement-

Autoritetet bëjnë me dije se ky vendim shikohet si një zgjidhje paraprake në mënyrë që masat shtrënguese të lehtësohen dhe gradualisht të fillojë hapja e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera